Kaloni te përmbajtja kryesore

​Kurti vizitoi Xhaminë e Osman Efendisë dhe Tyrben e Mehmetit të Vjetër në Artanë

Kryeministri Albin Kurti së bashku me ministrin e Kulturës, Hajrulla Çeku dhe Myftiun e Bashkësisë Islame Naim Tërnava, sot pasdite vizituan Artanën, me rastin e restaurimit të tërësishëm të Xhamisë së Osman Efendisë dhe Tyrbes së Mehmetit të Vjetër.

E njohur si Xhamia/Mesxhid i Çarshisë, ajo është njëra ndër së paku pesë xhamitë e vetme sa ishin të ndërtuara në periudhën osmane (1455 – shekulli 20).

Ajo sot është xhamia e vetme në qytetin e Artanës dhe si e tillë është renditur në listën e monumenteve në mbrojtje të përkohshme brenda zonës së veçantë e mbrojtur “Qyteti Mesjetar i Novobërdës”.

Ndërsa, Tyrbja e Sheh Mehmetit, është ndërtuar për nder të personit Mehmeti i Vjetër, dhe ka shërbyer për kryerjen e ceremonive fetare.

Këto janë dy nga 20 monumentet e trashëgimisë kulturore, të cilat janë restauruar në kuadër të programit “Trashëgimia kulturore si nxitëse për dialog ndër-komunitar dhe kohezion shoqëror”, dhe njëkohësisht duke i kthyer ato në shërbim të komunitetit fetar dhe qytetarëve.

Programi është bashkëfinancuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, dhe është zbatuar nga UNDP, thuhet në një komunikatë për media.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button