Kaloni te përmbajtja kryesore

​Kurti: Vizita e Stoltenbergut demonstron përkushtimin e NATO-s për sigurinë e Kosovës

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se vizita e nesërme e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg vërteton se siguria e Kosovës është e rëndësishme për NATO-n.

“Vizita e ardhshme e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në Kosovë demonstron përkushtimin e vendosur të NATO-s për sigurinë tonë”, ka shkruar Kurti në X.

Ai ka theksuar se për ta siguruar paqen në Ballkanin Perëndimor, Aleanca Veri-Atlantike duhet dhënë Kosovës statusin kandidat për anëtarësim në BE dhe NATO.

“Me BE-në, e cila ekspozon zyrtarisht synimin e Rusisë për të provokuar një konflikt të ri në BB6 (gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor), rruga më e sigurt drejt paqes së qëndrueshme është dhënia e statusit të kandidatit Kosovës për në BE- dhe integrimi në NATO”, ka shkruar Kurti.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button