Kaloni te përmbajtja kryesore

Kurti udhëtoi për në Gjermani, do të marrë pjesë në Kongresin e Partisë Socialdemokrate

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për në Berlin të Gjermanisë.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, atje Kurti, i shoqëruar edhe nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, do të marrë pjesë në Kongresin e Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë (SPD).

“Në kuadër të kongresit do të zhvillojë takime me politikanë dhe deputetë të ndryshëm të SPD-së gjermane.Ndërkaq të dielën, do të takojë pjesëtarë të mërgatës sonë në Gjermani.”, thuhet në njoftim./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button