Kaloni te përmbajtja kryesore

Kurti thotë se vitin e ardhshëm do të nënshkruhet Marrëveshja për bashkëpunim ekonomik me vendet e EFTAS-s

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi një arritje të rëndësishme në avancimin e bashkëpunimit ekonomik me vendet anëtare të EFTA-s (Norvegji, Zvicër, Lihtenshtajn, Islandë).

Përmes një postimi në Facebook, Kurti tha se pas katër raundesh negociatash që filluan në qershor 2022, është arritur një marrëveshje për Tregtinë e Lirë, e cila do të nënshkruhet në fillim të vitit të ardhshëm.

“Kjo marrëveshje do të krijojë mundësi të reja për prodhuesit dhe kompanitë tona vendore dhe do të forcojë partneritetin ekonomik dhe tregtar ndërmjet Republikës sonë dhe shteteve anëtare të EFTA-s. Përfaqësimi i Republikës së Kosovës në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë me vendet anëtare të EFTA-së, gëzon trajtim të barabartë. Jemi i vetmi vend në rajon që përveç negocimit për tregti të mallrave, ka negociuar edhe për tregti të shërbimeve me EFTA-n”, ka shkruar Kurti.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button