Kaloni te përmbajtja kryesore

Kurti takon ministrin francez për Evropën, diskutojnë për çështjet e sigurisë

Në margjina të Samitit të Procesit të Berlinit, dje kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një takim me ministrin francez të deleguar për Evropën, Benjamin Haddad.

Gjatë takimit, ata diskutuan për thellimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Francës, çështjet e sigurisë, zhvillimet rajonale dhe procesin e integrimit evropian.

“Kryeministri theksoi rolin e rëndësishëm të Francës për sigurinë e Evropës si aktor kyç i Bashkimit Evropian dhe kontributin e saj në rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke nënvizuar edhe nevojën për dhënien e pyetësorit dhe statusit të vendit kandidat për Kosovën”, thuhet në njoftim.

Kurti ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Francës dhe për partneritetin mes dy vendeve tona, duke nënvizuar se vlerat e përbashkëta krijojnë mundësi për zgjerimin dhe forcimin e bashkëpunimit të ndërsjellë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button