Kurti takoi ambasadorin e Turqisë në Kosovës Angılı

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministrin në detyrë të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati patën sot një drekë pune me Ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı.
Diskutuan për marrëdhëniet bilaterale, zhvillimet e fundit në vend, dhe tema tjera me interes në fushat e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, në veçanti në atë ekonomik dhe tregtar.
Kurti shprehu mirënjohjen e tij për raportet e mira, për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë, dhe kontributin e saj të rëndësishëm, sidomos në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?