Kaloni te përmbajtja kryesore

Kurti: Synojmë mirëqenie për të gjithë përmes politikave që janë gjithëpërfshirëse

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vizitoi sot Ministrinë për Komunitete dhe Kthim të drejtuar nga ministri Nenad Rashiq, me rastin e nënshkrimit të kontratave të përfituesve të thirrjes për përkrahje të bizneseve në kuadër të masës 1.9 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Zyra e kryeministrit njofton se Kurti ka deklaruar se është nder dhe kënaqësi për të që, pesë muaj pas dakordimit për hartimin e pakos mbështetëse për komunitete jo shumicë në vlerë 3 milionë euro, u bënë bashkë në një ceremoni kaq të rëndësishme me përfituesve të ndryshëm që janë këtu për të punuar e për të kontribuar për zhvillim ekonomik, për shoqëri civile dhe për mirëqenie për të gjithë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button