Kaloni te përmbajtja kryesore

Kurti: Shteti i Kosovës i bashkohet popullit dhe institucioneve të SHBA-ve

Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti, sot me rastin e Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve ka theksuar se shteti i Kosovës i bashkohet festës së popullit dhe institucioneve të shtetit amerikan.
”Në këtë ditë të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shteti i Kosovës i bashkohet festës së popullit dhe institucioneve të SHBA-ve, partnerë dhe aleatë të pazëvendësueshëm në arritjet tona”, ka shkruar Kurti në facebook.
Sipas Kurtit, idetë dhe idealet që burojnë nga Deklarata e Pavarësisë së ShBA-ve, frymëzojnë popuj e individë anë e mbanë botës.
”Idetë dhe idealet më fisnike, besimi në liri, barazi dhe të drejta individuale, përfshirë të drejtën e çdo personi për të kërkuar lumturinë – që burojnë nga Deklarata e Pavarësisë së ShBA-ve, vazhdojnë të frymëzojnë popuj e individë anembanë botës”, është bërë e ditur tutje në postimin e Kurtit.
Ndryshe, 4 Korriku shënon 245-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dita e Pavarësisë në SHBA festohet me parada madhështore, festime familjare dhe mbyllet me hedhjen e fishekzjarreve./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button