Kurti shpalos hartën ku janë kidnapuar policët (FOTO)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shpalosur hartën ku ka ndodhur kidnapimi i policëve të Kosovës nga Serbia.
Kurti tha se ka ndodh brenda territorit të Kosovës.
“Është një kilometër larg kufirit në njërën anë që i bie të jetë pjesa veriperëndimore, pastaj 670 metra që i bie pjesa veriore dhe në pjesën jugperëndimore 300 metra . “, tha Kurti.
Ai po ashtu shpalosi edhe fotografitë e rrugës së prerë dhe tha se këtu shihet se policët nuk kanë mundur të kalojnë tutje siç pretendon Serbia,.
“Pra nuk bëhet fjalë oër arrestim në Serbi por bëhet fjalë për kidnapim në Kosovë…. Nuk bëhet fjalë për kalimi të policisë përtej kufirit të Serbisë si pretendohet, andaj as përtej rrugës së prerë.”, tha Kurti./21Media

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?