Kurti sërish i shmanget pyetjes për gazin amerikan, gazetarëve iu thotë se është me nxitim

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sërish i është shmangur pyetjeve të gazetarëve mbi projektin e gazit amerikan.
Ndërsa dilte nga salla në një ngjarje të organizuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit kushtuar grave në biznes, gazetarët e ndjekën nga pas për ta pyetur lidhur me çështjet e gazit amerikan, por Kurti me vrap u largua me arsyetimin se duhet të arrijë te një ngjarje tjetër.
Ndryshe, sot Kurti, dhe e Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA-së, Annu Prattipati, janë parë sot në një organizim me gratë ndërmarrëse.
Ky takim mes tyre vjen në valën e debatit që po ndodh rreth projektit të gazit amerikan.
Për gazin amerikan sot përplasën edhe deputeti i zgjedhur i LDK-së Avdullah Hoti dhe ai i VV-së, Ilir Kërçeli.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?