Kaloni te përmbajtja kryesore

Kurti s’deklarohet për aksionin në MINT

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka refuzuar që t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve për aksionin që organet e drejtësisë e kanë zhvilluar në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT).

Ai gjithashtu nuk është deklaruar as për raportimet për keqpërdorime me rezervat shtetërore. Në një deklarim për media pas ceremonisë së lansimit të thirrjes publike për mbështetjen e konsumatorëve familjarë në investimin në pajisje shtëpiake efiçiente dhe sistemin diellor për ngrohjen e ujit sanitar.

“Unë ju ftoj të gjithëve që nga sot, me datë 18 gusht të aplikoni për masën e tertë për efiçiencë të energjisë, 45 ditë do të jetë thirrja e hapur … për çështje të tjera jashtë efiçencës së energjisë që ju interesojnë deklarohemi sot gjatë ditës”, ka theksuar Kurti.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button