Kaloni te përmbajtja kryesore

Kurti pret në takim lamtumirës ambasadorin çek në Kosovë, Pavel Bilek

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadorin e Republikës së Çekisë, Pavel Bilek.

Kurti e falënderoi ambasadorin Bilek për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe angazhimin për avancimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Republikës Çeke. Falënderim i shprehu edhe për mbështetjen e vazhdueshme të Republikës Çeke për Republikën e Kosovës në organizatat dhe forumet ndërkombëtare

“Kryeministri kujtoi se ky bashkëpunim i mirë është shënuar vitin e kaluar me dorëzimin në kryeqytetin e Republikës Çeke, në Pragë, të Aplikacionit për anëtarësim e Kosovës në Bashkimin Evropian. Ngjarje historike për Kosovën dhe qytetarët, dhe rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian si aspiratë dhe fat i Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

“Presidenca Çeke në gjashtëmujorin e dytë të vitit të kaluar, ishte shumë e suksesshme për Republikën tonë. Ajo ka ndihmuar që të përparojmë drejt integrimit në Bashkimin Evropian me rastin e pranimit të aplikacionit për anëtarësim në BE dhe ka kontribuar aktivisht në liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës”.

Ambasadori Bilek po ashtu veçoi si moment për librat e historisë dorëzimin në Pragë të aplikacionit për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe forcimin e marrëdhënieve tregtare.

Teksa ndanë dhurata për njëri-tjetrin, Kurti i uroi fat e i dëshiroi suksese të mëtejme ambasadorit Bilek në angazhimet e tij të radhës. /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button