Kaloni te përmbajtja kryesore

Kurti: Po i përcjell me shqetësim zhvillimet në Francë, mbështes bashkimin e së majtës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka dhënë mbështetje së majtës Nouveau Front Populaire në Francë, derisa ka thënë se po përcjell me shqetësim zhvillimet atje.

“veçanërisht popullaritetin e ideve dhe retorikës që thellojnë ndarjet midis popullsisë dhe Evropës në vend që t’i tejkalojnë ato. Si kryetar i partisë socialdemokrate @LVetevendosje, anëtar i @PES_PSE”,shkroi ai në X.

“Unë mbështes bashkimin e së majtës të mbledhur nën emrin Nouveau Front Populaire si ata që mbrojnë vlerat demokratike dhe drejtësinë sociale. I bëj thirrje të gjithëve të mbrojnë demokracinë duke ushtruar të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar në 30 qershor dhe 7 korrik.”, përfundoi ai./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button