Kurti pas miratimit të Ligjit për Byronë Shtetërore: Pasuria që nuk justifikohet duhet konfiskuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas miratimit të Ligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Për këtë ai falënderoj deputetët për votën e tyre.
“Pasuria e fituar por që nuk arrin të justifikohet është përfitim i padrejtë, është padrejtësi, madje e tillë që thellon pabarazitë. Konfiskimi i saj është kompensim për shoqërinë, është drejtësi.”, shkroi Kurti në Facebook.
Kuvendi i Kosovës të enjten e ka miratuar në lexim të dytë Ligjin për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.
Ky Ligj ka kaluar me 66 vota për dhe asnjë kundër e asnjë abstenim./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?