Kurti: Nuk ndreqet aleanca me Amerikën me do gypa
Kryeministri Albin Kurti, deklaroi se është gabim instumentalizimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ta luftuar kryeministrin e Kosovës.
“Këtë e ka treguar edhe populli i Kosovës. Pra sa i doni ju SHBA-të tregon lehtësia me të cilën i instrumentalizoni ata kundër kryeministrit të Kosovës”, tha Kurti.
Kurti i tha deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, se me para të shtetit është shumë dorëshlirë, kurse me ato private shumë koprrac, shkruan rtv21.tv
“Ju keni nënshkruar 18.5% shkallë të kthimit të brendshëm kapital me Contourglobal, a e dini pse e keni nënshkruar këtë dhe që do t’ia bleni krejt rrymën që e prodhojnë pavarësisht sa na duhet, sepse ju me paratë e shtetit është shumë dorëshlirë, e me paratë e juaja private jeni shumë koprrac. Konkretisht keni blerë nga Agjencia Kosovare e Privatizimit 198.9 hektarë tokë bujqësore, plantacionin e vishnjave dhe lajthive në fshatin Irzniq, me çmim total prej 70 mijë euro, 3 euro e 52 cent për ari, po kjo është turp. Kjo është turp, pra me para të shtetit je shumë dorëshlirë, 18.5% Contourglobal-it jepja, se e ndreqim aleancën me Amerikën, për do gypa. Nuk ndreqet aleanca me do gypa. Kjo është cektësia dhe shkurtëpamësia juaj”, tha Kurti./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?