Kaloni te përmbajtja kryesore

Kurti në Londër flet për kërcënimet autokratike ndaj sigurisë së Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po qëndron për vizitë në Britani të Madhe ku po merr pjesë në Konferencën e Mbrojtjes në Londër.

Në një postim në “X”, kryeministri bëri të ditur se gjatë fjalimit të tij, ai ka folur për rolin e NATO-s dhe aleatëve demokratikë.

“Një kënaqësi e madhe për të filluar ditën në Mbretërinë e Bashkuar me një fjalim kryesor në Konferencën e Mbrojtjes në Londër. Fola për rolin kritik të NATO-s dhe aleatëve demokratikë, si dhe për kërcënimin akut që autokratët paraqesin për sigurinë e Kosovës, Ballkanit Perëndimor dhe Evropës në tërësi”, ka shkruar Kurti.

Gjatë ditës Kurti pritet të zhvillojë një takim bilateral me Sekretarin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button