Kurti mirëpriti të rejat dhe të rinjtë përfitues të Programit “Praktikë në Qeveri”

Kryeministri Albin Kurti bashkë me ministrin e Financave Hekuran Murati organizuan një pritje dhe zhvilluan një takim njoftues me të rinj dhe të reja përfitues të Programit “Praktikë në Qeveri” që u mbajt në Ballkonin e Hapur të Qeverisë.
Kurti tha se ky program ka bërë bashkë të rejat dhe të rinjtë që kanë dëshiruar të kontribuojnë në sektorin publik, në shtetin demokratik të Kosovës “dhe paraqet një rrugëtim edhe për qeverisjen tonë, por njëkohësisht edhe për juve në profesionin dhe karrierat e juaja, në kontributin dhe avancimin e juaj në kuadër të administratës publike të Republikës së Kosovës”.
“Kryeministri tha se beson që edhe të mirat vijnë nga puna, por gjithashtu edhe zhvillimi personal e profesional vjen nga puna dhe se këtë punë dëshirojmë që ta lidhim me zhvillimin e shtetit tonë, por njëkohësisht edhe me profesionet tuaja”, thuhet nw njoftimin nga Qeveria.
Ai i falënderoi shumë të gjithë për angazhimin e tyre dhe uroi që ky program të jetë një përvojë e çmueshme për ta, “nga e cila edhe merrni shumëçka përveçse i jepni shoqërisë edhe shtetit, dhe që pse jo një ditë edhe institucioneve shtetërore me rangje gjithnjë e më të avancuara të pozitave dhe funksioneve që mund t’i bartin në të ardhmen”. /21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?