Kurti mirëpret zëvendëskryetaren e organizatës “International Socialist Women”

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti të martën ka takuar, zëvendëskryetaren e organizatës “International Socialist Women” dhe njëherazi të Forumit social demokrat Arab, Hella Ben Youssef.
Referuar njoftimit për media nga Zyra e Kryeministrit Kurti, thuhet se gjatë këtij takimi Kurti dhe Youssef kanë shkëmbyer përvojat e ndërsjellta për rolin e diasporave në zhvillimin e vendeve origjinë.
Znj. Youssef ka shërbyer si zëvendësministre për Çështjet e Grave, Familjeve, Fëmijëve dhe të Moshuarve në vitet 2019-2021.
Hella Ben Youssef po merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar “Ulpiana” që këtë vit po zhvillon edicionin e dytë të tij, nën organizimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?