Kaloni te përmbajtja kryesore

Kurti me ambasadoren e Finlandës biseduan për zhvillimet në vend

Stjernvall e uroi Kurtin për postin e ri të kryeministrit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ndër takimet e parapara për ditën e sotme ka pritur në takim ambasadoren e Finlandës në Prishtinë, Pia Stjernvall me të cilën kanë biseduar për zhvillimet në vend.

Ambasadorja e Finlandës në Kosovë Stjernvall e uroi Kurtin për postin e ri të kryeministrit, ndërsa Kurti e falënderoi mysafiren e tij për bashkëpunimin dhe gjithë ndihmën që Finlanda jep për Kosovën.

Takimi është mbajtur pa praninë e mediave, ndërsa nuk ka pasur prononcime pas takimit.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button