Kurti: Mbi 400 mijë fëmijë nga muaji i ardhshëm i marrin shtesat me rritje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se nga muaji i ardhshëm mbi 400 mijë fëmijë do t’i marrin shtesat e tyre me rritje.
Për këtë vendim, Kurti falënderoi secilin për mundësinë e dhënë të jenë në krye të Qeverisë.
”Nga muaji i ardhshëm mbi 400 mijë fëmijë, do t’i marrin shtesat e tyre me rritje. Është dashtë që fillimisht të ketë shtesa, që më pas të ketë rritje të tyre. E ne jemi të lumtur që na është dhënë mundësia përmes vullnetit të qytetarëve tanë, që edhe t’i nisim edhe t’i rrisim shtesat për fëmijët, që janë e tashmja dhe e ardhmja e Republikës së Kosovës”, ka thënë Kurti sot në mbledhjen e Qeverisë e cila po vazhdon ende./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?