Kurti lë mundësinë e hapur për Asociacionin, por me disa kushte!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Asociacioni i Komunave Serbe mund të konsiderohet vetëm nese realizohen gjashtë kushte për të cialt ai i ka paraqitur në seancën e Kuvendit të enjtën.
1. Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetën dhe ligjet në fuqi në Republikën e Kosovës.
2. Asociacioni nuk mund të jetë monoetnik, duhet të ndërrojë emrin, nuk mund të ketë/bartë asnjë pushtet publik (apo ekzekutiv) dhe duhet t’i shërbejë vetëm bashkëpunimit horizontal të komunave sipas Kushtetutës dhe ligjit per vetëqeverisje lokale (kreu 5).
3. Asociacioni është pjesë e marrëveshjes finale dhe zbatohet pas njohjes reciproke. Dhe, në ndërlidhje me këtë të fundit, vetëm pasi Serbia t’i ketë pranuar parimet e Kartës së OKB-së në raportet e saj ndërshtetërore me Republikën e Kosovës.
4. Para vendosjes së Asociacionit, strukturat ilegale të Serbisë në veri të Kosovës shuhen dhe bëhet dorëzimi i të gjitha armëve ilegale.
5. Të drejtat e pakicave kombëtare dhe mekanizmat mbrojtës përkatës duhet ta ngërthejnë parimin e reciprocitetit ndërmjet dy shteteve respektive, si dhe të marrin parasysh standardet dhe modelet evropiane.
6. Presidenti i Serbisë i tërheq letrat e dërguara te pesë (dhe tek të tjera) shtetet anëtare të BE-së për mospranimin e aplikimit të Republikës së Kosovës për anëtarësim në BE (që paraqet edhe shkelje të po asaj marrëveshjeje Thaçi-Daçiq të 19 prillit 2013).
Kushtet e Kurtit ngjallën reagime të shumta te opozita, Ish-kryediplomati kosovar, Skënder Hyseni i quajti ato qesharake, e nënkyretarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se në negociata, kryeministri Albin Kurti ka përballë Serbinë e jo PDK-në. “Atyre duhet thënë kushtet, e jo neve”, ka deklaruar ai./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?