Kaloni te përmbajtja kryesore

Kurti: Kosova është fener i demokracisë dhe të drejtave të njeriut në rajon

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur fjalimin kryesor në ceremoninë e diplomimit të studentëve të nivelit master në fushën e të drejtave të njeriut dhe demokratizimit në Kampusin Global të të Drejtave të Njeriut në Venecia të Italisë, duke marrë shembull rrugëtimin e Kosovës në këtë kontekst.

Përmes një postimi në platformën X, Kurti ka theksuar dy ngjarje të rëndësishme: 75-vjetorin e miratimit të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut dhe vizitën e studentëve nga Kampusi Global i të Drejtave të Njeriut në Kosovë.

“Ashtu sikurse Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut simbolizoi triumfin përfundimtar të shpirtit njerëzor mbi të këqijat e Luftës së Dytë Botërore, gjithashtu edhe Kosova përfaqëson kulminacionin e një udhëtimi të jashtëzakonshëm nga thellësitë e represionit, aparteidit dhe gjenocidit në fener të demokracisë dhe të drejtave të njeriut në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Kurti./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button