Kaloni te përmbajtja kryesore

Kurti: Kontestimi i ligjeve në Kushtetuese, përpjekje për paralizim reformash

(Lajm i përditësuar)
Kosova përfiton 62 milionë euro nga BE-ja, Qeveria kërkon autorizimi i Presidentes
Qeveria në mbledhjen e saj ka shqyrtuar propozim-vendimin që presidentes Vjosa Osmani t’i kërkohet autorizimi që zv/kryeministri Besnik Bislimi ta nënshkruajë Marrëveshjen Financiare IPA 2022.
Bislimi deklaroi se teksti i marrëveshjes është gati dhe duhet të jepet autorizimi nga presidentja që të nënshkruhet.
“Me vendimin e Qeverise më 9 shkurt është miratuar edhe nisma për lidhjen e marrëveshjes financiare mes Kosovës dhe BE-së për këtë program. Pasi që teksti i marrëveshjeje është zhvilluar me BE-në, tanimë është final dhe meqë është përkthyer në gjuhët zyrtare na duhet dhënia e autorizimit të presidentes që ta nënshkruajmë”, tha ai
Bislimi vlerësoi në fuqi e kësaj marrëveshjeje mundëson që Kosova të përfitojë mbi 62 milionë euro.
“Hyrja në fuqi mundëson që Kosova të përfitojë 62.25 milionë euro nga Bashkimi Evropian, mjete këto që do të zbatohen për projekte siç janë përkrahja për profesione të lira në Kosovë, instrumenti i përafrimin me BE-në, eficienca e energjisë, ekonomia qarkore dhe menaxhimi i mbeturinave, ujërat e zeza, kthimi dhe integrimi i komuniteteve. Fondet do të kombinohen edhe me disa bashkëfinancime nga Kosova në vlerën e 4.7 milionë eurove dhe me financime nga partnerët e tjerë 24.88 milionë euro. Në total fillon zbatimi i fondeve në vlerë prej 91.83 milionë eurove”, deklaroi ai.
Kurti i angazhon këta ministra për ta hartuar strategjinë shtetërore kundër korrupsionit
Qeveria e ka miratuar strukturën për fillimin e hartimit të strategjisë shtetërore kundër korrupsionit.
Kryeministri, Albin Kurti prezantoi përbërjen e komisionit që do ta udhëheq hartimin e kësaj strategjie.
\Ashtu siç njoftoi kryeministri komisioni që do ta udhëheq hartimin e kësaj strategjie përbëhet nga Ministri i Financave Hekuran Murati, Ministrja e Drejtësisë,  Albulena Haxhiu, Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe ministrja  e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
“Sot ju ftoj t’i miratojmë strukturat për fillimin e hartimit të strategjisë shtetërore kundër korrupsionit, të udhëhequr nga komisioni hetimor me këtë përbërje: Hekuran Murati kryesyes Albulena Haxhiu, Xhelal Sveçla dhe Artane Rizvanolli, anëtarë”., tha Kurti.
Kurti: Kontestimi i ligjeve në Kushtetuese, përpjekje për paralizim reformash
Kryeministri Albin Kurti  në mbledhjen e sotme të Qeverisë tha kontestimi i disa ligjeve në Gjykatën Kushtetuese është “përpjekje dëshpëruese për paralizim reformash”.
“Në historinë 15-vjeçare të shtetit të pavarur të Kosovës nuk mbahet në mend që kaq shumë ligje të jenë kontestuar në Gjykatën Kushtetuese brenda një kohe kaq të shkurtër”, tha Kurti.
“Kontestimi i tyre është përpjekje dëshpëruese për paralizim të reformave”, shtoi ai.
08: 46-Kurti mbledh ministrat
Qeveria e Kosovës do të mblidhet sot në ora 10:00, për të diskutuar për 10 pika të rendit të ditës.
Në rend të ditës do të jetë shqyrtimi i Propozim-vendimit për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit Zëvendëskryeministrit të parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, për nënshkrimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2022 ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
Po ashtu në rend të ditës do të jetë edhe shqyrtimi i Propozim-vendimit për themelimin e strukturave për Hartimin e Strategjisë Kundër Korrupsionit./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button