Kaloni te përmbajtja kryesore

Kurti: Kam dëgjuar se Jabllanoviqi ka fituar një milion euro dhe dy banesa në Beograd për t’u tërhequr nga gara në Leposaviq

(Lajm i përditësuar)


Kurti: Kam dëgjuar se Jabllanoviqi ka fituar një milion euro dhe dy banesa në Beograd për t’u tërhequr nga gara në Leposaviq

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ngreh dyshime se ish-kandidati për kryetar të Komunës së Leposaviqit,  Aleksandar Jabllanoviq është tërhequr nga gara për kryetar të Leposaviqit për shakk të presionit të madh. E për këtë Kurti thotë se ka dëgjuar se ka marrë shpërblime nga Beogradi.

“Kam menduar se të paktën Aleksandar Jabllanoviq do të fitonte në Leposaviq, por ai doli nga gara më 21 prill, dy ditë para fitores së sigurt. Kam dëgjuar se ka fituar një milion euro dhe dy banesa në Beograd. Ndoshta nuk është e saktë, por gjithsesi duhet të jetë presion tepër i madh apo ofertë tepër luksoze, që e ka shtyrë Jabllanoviqin të thotë se ai nuk do të gjuajë menjëherë penalltinë.Përfaqësuesit e Listës Serbe, sikur edhe Jabllanoviqi, kanë thënë gjithfarë gjërash për Kosovën dhe për mua, por unë kam mbetur i gatshëm t’i pranoj si kryetarë të ardhshëm komunash. Fatkeqësisht, nuk kam as fuqi e as vullnet që t’i detyroj të kandidojnë në zgjedhje.”, ka thënë Kurti në videomesazhin drejtuar serbëve të Kosovës.


Kurti iu drejtohet me videomesazh serbëve të Kosovës: Nuk jam për luftë

Kryeministri Kurti u është drejtuar me një videomesazh serbëve të Kosovës, në të cilën ka folur për zhvillimet në veri.

Ai thotë se për të mundësuar zgjedhjet të reja në veri nevojitet një mjedis i sigurtë dhe sundim i ligjit.

“Pa një fushatë të ndershme dhe demokratike, nuk ka zgjedhje të ndershme dhe demokratike. Dhe kjo është arsyeja pse në radhë të parë nevojitet sundimi i ligjit, pra një mjedis ku nuk ka frikë dhe kriminelë. Kjo është ajo që ne duam dhe duhet ta vendosim së bashku. Me sundimin e ligjit, gradualisht mund ta zvogëlojmë numrin e policëve në ndërtesat komunale”, thotë Kurti.

Ai po ashtu deklaron se është kundër luftës derisa thotë se një gjë të tillë e dëshiron presidenti serb Vuçiq.

“Aleksandar Vuçiq sot përfaqëson gatishmërinë e Serbisë për të humbur një luftë tjetër. Në të njëjtën kohë, ai është garancia juaj që vitet ’90 nuk do të bëhen të kaluara. Unë nuk jam për luftë. Unë jam kundër luftës. Unë jam socialdemokrat. Kam vuajtur gjatë luftës, kam qenë rob lufte për më shumë se dy vjet e gjysmë. Ai duket se ka vetëm kujtime të mira nga lufta dhe ndjenja të tilla, sepse edhe atëherë ishte në pushtet si ministër i Millosheviçit, dhe ndryshe nga sot, ai kishte pushtet edhe pa detyrime sepse Millosheviqi mbante të gjithë përgjegjësinë”, thotë Kurti ndër të tjera./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button