Kurti i propozon Ramës që draft-statutin për Asociacionin t’ia dërgojë Vuçiqit për shqiptarët e Luginës

Kryeministri Albin Kurti i ka propozuar kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, që draft-statutin për krijim e Asociacionit t’ia propozojë presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, për krijimin e Asociacionit për shqiptarët që jetojnë në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.
Kurti tha se Rama duhet t’ia propozoj këtë Vuçiqit më sa largu në takimin e ardhshëm për Ballkanin e Hapur, njofton rtv21.tv.
“Nuk kam dyshim se Rama beson se propozimi i tij i draft-statuti është i mirë, dhe duke qenë kështu atëherë krejt çka unë propozoj është që Rama, këtë draft-statut për pakicat kombëtare, t’ia prezantoj Vuçiqit, më së largu në takimin e radhës të Ballkanit të Hapur, për shqiptarët në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. Pa dyshim se Rama beson se ky model është i duhur, atëherë nëse mendon se është i mirë, le t’ia propozoj këtë Vuçiqit”, tha Kurti në një konferencë për media.
“Kushtetuta e Shqipërisë, neni 8 pika 1, thotë se Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptarë që jetojnë jashtë kufijve të saj. Pra nëse Edi Rama beson se ky draft-statut është i duhur, në vend se t’ia propozoj për serbët e Kosovës në Paris e Berlin, le t’ia propozoj Vuçiqit për shqiptarët në luginë”, u shpreh Kurti.
“Unë i besoj Ramës që ai beson se ai model është i mirë. Unë vetëm po tregoj ku është adresa dhe për kë duhet të jetë kërkesa. Pra adresa është Beogradi dhe kërkesa është për shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc”, deklaroi tutje i pari i Qeverisë.
Ditë më parë, kryeminstri Edi Rama ia dërgoi kancelarit Olaf Scholz dhe presidentit Emmanuel Macron një draft-statut për kirjimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. /21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?