Kurti: I bëj thirrje Serbisë të ndërpresë nxitjet për dhunë para se të ketë humbje jete

(lajm i përditësuar)
Kurti: I bëj thirrje Serbisë që menjëherë të ndërpresë nxitjet për dhunë para se të humbasin jetë
Kryeministri Albin Kurti po ashtu ka reaguar për sulmin e mbrëmshëm me granatë dore në objektin e komunës së Mitrovicës së Veriut, duke i bërë thirrje Serbisë që menjëherë të ndërpresë nxitjet për dhunë “para se të humbasin jetë”.
“Mbrëmë ndërtesa e komunës në N. Mitrovicë është sulmuar nga 2 granata dore, duke shkaktuar dëme në veturat e afërta. Fatmirësisht asnjë person nuk u lëndua, por mund të kishte ndodhur lehtësisht. I bëj thirrje Serbisë që menjëherë të ndërpresë nxitjet për dhunë para se të humbasin jetë”, ka shkruar Kurti në Twitter.
MPB pas sulmit në Komunën e Mitrovicës së Veriut: Tentativë e Serbisë për ta eskaluar situatën
Ministria e Punëve të Brendshme ka reaguar pas sulmit me granatë dore në objektin e komunës në Mitrovicë të Veriut, duke thënë se këto janë tentativa të njëpasnjëshme nga ana e Serbisë për ta eskaluar situatën në veri të vendit.
“Sulmet e vazhdueshme terroriste ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës, duhet të përballen me reagim të ashpër nga të gjithë. Këto janë tentativa të njëpasnjëshme nga ana e Serbisë për të eskaluar situatën në veri të vendit. Ne mbesim vigjilent dhe të angazhuar për rend dhe siguri për të gjithë qytetarët pa dallim”, thuhet në reagimin e MBP-së.
Sulmohet me mjet shpërthyes objekti i komunës në Mitrovicë të Veriut
Mbrëmë në orët e vona është sulmuar është sulmuar me mjet shpërthyes Komuna në Veri të Mitrovicës, nga persona deri më tani të panjohur.
Nuk raportohet për lëndime në njerëz, ndërkohë që dy vetura zyrtare të policisë janë dëmtuar.
“Bazuar në informatat zyrtare dyshohet se në oborrin e objektit komunal në Mitrovicë Veri, afër hyrjes së objektit është hedhur një mjet shpërthyes, i cili dyshohet të ketë qenë granat dore, me ç’rast ka shkaktuar disa dëme materiale në veturat zyrtare”, thuhet në përgjigjen e policisë për rtv21.tv.
Në konsultim me prokurorin kompetent është inciuar rasti “Kryerja e veprës terroriste”. /21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?