Kurti fton partitë politike në takim

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka ftuar në takim përfaqësuesit e partive politike parlamentare.
Zëdhënësi i Qeverisë, Arlind Manxhuka, ka konfirmuar për RTV21 se Kurti ka dërguar sot në mëngjes letër për takim te kryetarët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së.
“Po, sot në mëngjes Kryeministri Kurti ka dërguar letër për takim te tre kryetarët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së”, ka deklaruar Manxhuka.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?