Kaloni te përmbajtja kryesore

Kurti falënderon qytetarët në Banjskë për qetësi dhe maturi

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka falënderuar qytetarët e Banjskës të Zveçanit për qetësi dhe maturi

Nëpërmjet një postimi në platformën X Kurti ka thënë se policia është në shërbim të tyre.

“Krahas operacionit të tij anti-terror, Policia e Kosovës ka shpërndarë 100+ pako ushqimore në Banjskë për banorët shumicë serbë të Kosovës në këtë zonë, përveç adresimit të nevojave të tjera elementare. Falënderoj qytetarët tanë për qetësinë, maturinë dhe besimin e tyre. Policia është në shërbimin tuaj”, ka shkruar Kurti.

Rreth 100 pako ushqimore i ka shpërndarë Policia e Kosovës për qytetarët e fshatit Banjskë në Zveçan./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button