Kaloni te përmbajtja kryesore

Kurti e pret në qeveri presidentin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka pritur në takim presidentin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Eric Nussbaumer.

Takimi mes Kurtit dhe Nussbaumer vjen pas takimit që ky i fundit e pati me kreun e kuvendit, Glauk Konjufca dy ditë më parë.

“Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ndërmarrin hapat që t’i adresojnë këto tensione dhe t’i parandalojnë eskalimet. Për Zvicrën, paqja e qëndrueshme dhe normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është shumë e rëndësishme, prandaj ne e mbështesim dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, është shprehur Nussbaumer.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button