Kurti e Çeku vizituan punimet në Rezidencën e Rugovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, kanë vizituar Rezidencën e ish presidentit, Ibrahim Rugova për të parë nga afër punimet që po bëhen.
”Me ndërhyrjet restauruese që janë drejt përfundimit, Rezidenca e Presidentit historik Ibrahim Rugova do të vazhdojë të ruaj kujtesën mbi njërën ndër periudhat më të rëndësishme të popullit tonë. Sot ishim për të parë nga afër rezultatin e punës deri tash. Restaurimi po udhëhiqet nga ekipe profesionale në respekt të vlerave që ka kjo shtëpi, e cila është pjesë e listës së aseteve të trashëgimisë që mbrohen me ligj”, ka shkruar Kurti.
Ai ka shtuar se aty u mirëpritën nga familja Rugova të cilët u shprehën mirënjohës për kujdesin institucional dhe rezultatin e punës së bërë deri më tani./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?