Kurti e Abdixhiku pas pak pritet të takohen në Kuvend

Kreu i VV-së, Albin Kurti dhe ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku pritet të takohen pas pak, një ditë pasi Kurti kërkoi kohë shtesë për konstituimin e Kuvendit në mënyrë që të vazhdojnë diskutimet për një marrëveshje rreth çështjes së presidentit.
Rtv21 merr vesh se takimi pritet të nisë rreth orës 12:30. Dyshja do të takohen në ambientet e Kuvendit të Kosovës.
Kujtojmë se sot në mesnatë përfundon afati kushtetues për konstituim të Kuvendit të Kosovës.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?