Kaloni te përmbajtja kryesore

​Kurti bëri homazhe te varri i patriotit e veprimtarit Hasan Prishtina

Kryeministri Albin Kurti pas mbledhjes së parë të përbashkët të Kuvendit të Shqipërisë dhe Kosovës, bëri homazhe dhe vendosi lule te varri i patriotit e veprimtarit, Hasan Prishtina.
Pas homazheve, Kryeministri Kurti takoi kryetarin e Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, drejtuesin Politik të Qarkut Kukës, Pandeli Majko, si dhe prefektin e Qarkut Kukës, Ali Hallaçi.
Në takim u bisedua për shënimin e përbashkët të 150-vjetorit të lindjes së veprimtarit dhe patriotit të paepur shqiptar Hasan Prishtina, më 27 shtator të vitit të ardhshëm./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button