Kurti bashkë me Lulzim Jasharin rrugës për Tiranë: Forca djema. Evropiani po na pret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është nisur për Tiranë për ta ndjekur ndeshjen Shqipëri- Çeki.
Ai në Facebook ka shkruar se është i shoqëruar nga Lulzim Jashari ( djalin e komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jashari).
“Bashkë me Lulzim Jasharin rrugës për Tiranë në përkrahje të Shqipërisë. Forca djema. Evropiani po na pret.”, ka shkruar .
Përmballja mes Shqipëri dhe Çekisë do të fillojë në ora 20:45 në stadiumin “Air Albania”./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?