Kaloni te përmbajtja kryesore

Kupchan: Mendoj se është vetëm çështje kohe kur Kosova do të jetë në NATO

Charles Kupchan, ish-këshilltari i Barack Obamës, ka thënë se është çështje kohe kur Kosova do të jetë pjesë e aleancës atlantike, NATO-s.

Ai në një intervistë për A2 CNN ka përmendur edhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Serbinë dhe Bosnje Hercegovinën.

“Gadishulli i Ballkanit një ditë do të jetë i integruar në NATO. Mendoj që është vetëm çështje kohe për Kosovën, Serbinë e Bosnjën që të jenë pjesë e aleancës. Jam skeptik se çfarë ndodh në lindje për vende si Moldavia, Gjeorgjia, Ukraina, do të përfundojnë të jetojnë nën një zonë gri, një zonë e mesme mes Rusisë e kufijve të NATO-s”, ka thënë Kupchan.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button