Kuka e quan mesazh të keq dhunën ndaj portierit në ndeshje futbollistike
Trajneri i Kombëtares së Kosovës në Xhudo, Driton Kuka ka reaguar për sulmin ndaj portierit të Ballkanit, Stivi Frashëri.
Kuka përmes një postimi në ”Facebook”, ka thënë se dhuna ndaj portierit në ndeshje futbollistike është mesazh i keq për sportin në vend.
”Diçka që duhet me urgjencë të dënohet dhe të luftohet në çdo sport dhe kundër çdo personi që pretendon të prish një garë sportive. Pardje isha në ndeshje futbolli U13 dhe tek fëmijët pash një korrektësi mes tyre, një rivalitet sportiv. Tregon punën e mirë dhe edukative të trenerëve. Ndeshja ishte mes fëmijëve te ekipeve Peja dhe Shqiponja. Ne të tjerët të shohim ndeshje e mos ti prishim ëndrrat e fëmijëve tonë”, ka shkruar Kuka.
Sipas këtij të fundit huliganët e kanë vendin jashtë sportit si dhe duhet të luftohet kundër ngjarjeve të tilla!/21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?