Kaloni te përmbajtja kryesore

Kuka: Dy vite më parë përjetova njërën nga çmenduritë më të mëdha

Trajneri i xhudos Driton Kuka ka rikthyer në memorien e të gjithëve momentin kur Distria Krasnqi, pikërisht më 24 korrik 2021m, u shpall kampione olimpike në Tokio të Japonisë.

Këtë sukses të madh të xhudistes kosovare, Kuka thotë se e kishte përjetuar si një çmenduri të madhe dhe me ndjenja të papërshkrueshme.

“Për një ditë e javë të mbarë, 24 Korrik 2021, çmenduri. Tash dy vjet më parë Budokan Tokyo po njoftohej me kampionen e parë Olimpike në tempullin e xhudos. Nuk ishte Japonia por Kosova që ngadhënjeu”, ka shkruar Kuka në Facebook.

Ai më pas shpreh krenarinë e tij që xhudistet kosovare po i tregojnë botës kualitete e tyre, derisa shton se një ndjesi të tillë do t’ia dëshironte çdo trajneri.

“Shqiptare e lindur në Pejë e rritur dhe ndërtuar si sportiste në një lagje të qytetit tonë. Distria Krasniqi e Artë. Na bëri krenar, Majlinda e filloi Disi e Nora e vazhduan, të gjitha të arta. Sot dy vjet ishte çmenduri për mua, ndjenja të papërshkrueshme. Do doja që çdo trajner të përjetoj ndjenja të tilla”, ka shkruar Kuka në fund.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button