Kaloni te përmbajtja kryesore

​Kualifikimet për Ligën e Konferencës, Malisheva mposht Buduçnostin

Futbollistët e Malishevës kanë mposhtur sot si vendës skuadrën nga Mali i Zi, Buduçnost me rezultat 1:0.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin e Llapit, ishte e vlefshme në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Konferencës.

Golin për fitoren e Malishevës e shënoi Etnik Brruti në minutë e 67-të.

Ndeshja e kthimit zhvillohet javën tjetër në Mal të Zi. Malisheva për herë të parë në histori të klubit luan në kualifikime për gara evropiane, pasi sezonin e kaluar u rendit e katërta në Superligë, teksa Ballkani fitoi Kupën e Kosovës për t’ia mundësuar edhe vendit të katërt pjesëmarrjen.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button