Kaloni te përmbajtja kryesore

Kthyen qendrat e masazhit në “fole” prostitucioni, arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestuar pasi kishin kthyer qendrat e masazhit në qendra prositucioni. Në pranga kanë rënë pronari O.Rr 36 vjeç dhe administratorja E.O 30 vjeçe.

Njoftimi i policisë Tiranë:

Në lidhje me rastin e transmetuar mbrëmjen e djeshme, në emisionin “Fiks Fare”, për disa qendra masazhesh, në Tiranë, ju bëjmë me dije se:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të DVP Tiranë, në vijim të procedimit penal të regjistruar në muajin shkurt të këtij viti, si dhe pas publikimit të pamjeve filmike, bënë ndalimin e shtetases E. O., 30 vjeçe (administratore e një qendre masazhesh), si dhe shpallën në kërkim shtetasin O. Rr., 36 vjeç, banues në Tiranë (pronari i qendrës së masazheve).

Në lidhje me rastet e tjera të transmetuara, janë kryer veprimet procedurale për subjektet e përmendura në video, konkretisht:

– Më datë 10.01.2023, janë arrestuar 2 punonjëse të një qendre masazhesh në rrugën “Teodor Keko”;

– Më datë 27.03.2023, janë arrestuar 6 shtetas (administratori, 1 klient dhe 4 punonjëse), në një qendër masazhesh në rrugën “Teodor Keko”;

– Më datë 19.07.2023, është arrestuar 1 punonjëse e qendrës së masazheve dhe ka nisur procedimi në gjendje të lirë për 3 shtetase të tjera. (Në vijim të veprimeve procedurale për këtë qendër masazhesh, u bë ndalimi i shtetases E. O. dhe shpallja në kërkim e shtetasit O. Rr.).

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button