Kaloni te përmbajtja kryesore

Kryetarit të ri të KQZ-së i kërkohet të jetë gardian i kushtetues ligjeve të Kosovës

 
Sot u mbajt mbledhja e parë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nën kryesimin e kryetarit të ri të KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.
Në fjalën e tij të parë hyrëse, kryesuesi Radoniqi tha se kjo është mbledhja e parë e tij në këtë pozitë, ndërsa për anëtarët e tjerë kjo mbledhje është e 40-ta.
Anëtari i KQZ-së nga PDK, Arianti Elshani derisa i uroi mirëseardhje kryesuesi Radoniqi kërkoi nga ai që të jetë gardian i kushtetues ligjeve të Kosovës. Në veçanti, ai kërkoi që Radoniqi të jetë garian i KQZ nga agjendat politike.
Në këtë mbledhje udhëheqësi i sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmeti tha se në këtë proces zgjedhor do të angazhohet staf mbështetës. Ai theksoi se krahas shumë masave tjerë për të ruajtur integritetin e procesit zgjedhor, në tavolinat e numërimit do të vendosin kamera.
Gjyqtari Kreshnik Radoniqi u emërua kryesues i KQZ-së këtë të hënë, pas shkarkimit të Valdete Dakës.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button