Kaloni te përmbajtja kryesore

Kryetari i Obiliqit u intervistua në cilësinë e të pandehurit për shpronësimet në Shipitullë

Kryetari i Obiliqit nga Lëvizja Vetëvendosje, Halil Thaçi, është intervistuar sot nga Prokuroria Speciale lidhur me hartat e shpronësimeve në fshatin Shipitullë për Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).

Kjo për RTV21 është konfirmuar nga Prokuroria Speciale.

“Mund të konfirmojmë se H.Th. është intervistuar nga Prokuroria Speciale në cilësinë e të pandehurit, në kuadër të procedurave hetimore që kjo prokurori është duke i zhvilluar në një rast që ka të bëjë me shpronësimet në fshatin Shipitullë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale ‘Ushtrim ndikimi’.”,, thuhet në përgjigjen e prokuorisë.

Në anën tjetër Halil Thaçi për media tha se janë pretendime të pabaza.

“Po, sigurisht që po, i kam të bazuara dhe nuk kam rënë pre e shantazheve të mediave, e asnjëherë nuk do të bie. Kurrë nuk do të shantazhohem e as nuk do të kërcënohem. Unë do të jem gardian i të drejtave të qytetarëve të mi. Faleminderit”, deklaroi Thaçi./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button