Kaloni te përmbajtja kryesore

Kryetari i Leposaviqit gjobitet për prishje të rendit dhe qetësisë publike

Dy persona janë gjobitur në Mitrovicë për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

Këtë për portalin rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Pas një mosmarrëveshje në trafik, janë intervistuar dy personat e përfshirë në rast. Ndaj tyre janë shqiptuar gjoba për Prishje të Rendit dhe Qetësisë Publike (PRQP)”, tha Zahiti.

Raportohet se bëhet fjalë për kryetarin e Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetem dhe një qytetar, të cilët kanë pasur një mosmarrëveshje./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button