Kaloni te përmbajtja kryesore

Kryetari i bashkisë së Kievit: Dilni në qytet vetëm kur është e nevojshme

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko ka kërkuar nga banorët e Kievit që të mos rrezikojnë të dalin në rrugë gjatë kohës sa vendi është në shtetrrethim.

“Dua t’u kujtoj qytetarëve të Kievit se shtetrrethimi i intensifikuar do të përfundojë nesër në orën 8 të mëngjesit.
Por nuk anulohet fare. Dhe nga nesër do të vazhdojë, siç është përcaktuar më parë – nga ora 22.00 deri në 7.00″, ka shkruar ai në rrjtet sociale.
Ai gjithashtu ka shtuar se, në disa zona po ndodhin të shtëna.
“Kërkoj nga të gjithë të respektojnë rregullat. Sepse grupet diversante vijojnë të neutralizohen në kryeqytet. Në disa zona po ndodhin të shtëna. Dhe edhe në orët e lejuara, dilni në qytet vetëm kur është absolutisht e nevojshme”, ka thënë ai.
Klitschko, ka demantuar raportimet se kryeqyteti ukrainas është nën rrethim të plotë.
“Së bashku, ne do të qëndrojmë së bashku. Ukraina do të fitojë!”, u shpreh kryetari i Kievit.

Luftimet në Ukrainë janë futur në ditën e katërt. Forcat ruse në orët e hershme të së enjtes kanë nisur pushtimin e Ukrainës./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button