Kaloni te përmbajtja kryesore

Kryeprokurori i Prizrenit për RTV21 konfirmon arrestimin e dy të dyshuarve për aksidentin e mbrëmshëm

(Lajm i përditësuar)


Kryeprokurori i Prizrenit për RTV21 konfirmon arrestimin e dy të dyshuarve për aksidentin e mbrëmshëm

Kryeprokurori i Prizrenit, Admir Shala për portalin rtv21.tv ka konfirmuar se dy personat e ndaluar nga autoritetet e sigurisë për aksidentin e mbrëmshëm ku humbën jetën tre të rinj në Prizren, tashmë janë nën masë arresti.

Shala, tutje ka shtuar se të njëjtit, dyshohen për veprën penale, Rrezikim i trafikut publik.


Arrestohet edhe një i dyshuar për aksidentin ku humbën jetën tre persona

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar edhe një person i dytë në lidhje me aksidentin në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, ku si pasojë mbetën tre persona të vdekur.

Policia njoftoi se personi i dytë i arrestuar po ashtu është në cilësinë e të dyshuarit për aksidentin me fatalitet.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button