Kryeministri britanik: Putin ka sjellë një valë dhune
Në një deklaratë televizive, kryeministri i Britanisë, Boris Johnson e përshkruan sulmin rus si një “sipërmarrje të shëmtuar dhe barbare të Putinit”, e cila “duhet të përfundojë në dështim”.
Ai thotë se Putini ka sjellë “një valë dhune” në Ukrainë.
Duke iu drejtuar drejtpërdrejt rusëve, Johnson thotë se ai nuk mund të besojë se kjo po bëhet “në emrin tuaj” ose të besojë se rusët duan një “status paria” për vendin e tyre, transmeton rtv21.tv.
Duke iu drejtuar drejtpërdrejt ukrainasve, Johnson i tha “Ne jemi me ju, ne po lutemi për ju dhe familjet tuaja”.
Ai tha se e di që flaka e lirisë do të “ndizet përsëri” në Ukrainë. “Unë nuk besoj se diktatori rus do të nënshtrojë ndjenjën kombëtare të ukrainasve”./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?