Kryebashkiaku i Mariupolit: Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të evakuohemi
Kryetari i bashkisë së Mariupolit, Vadym Boichenko, ka dhënë një deklaratë emocionuese pas shpalljes së një korridori humanitar nga qyteti i tij.
“Mariupoli nuk është rrugë dhe shtëpi. Në kushtet e granatimeve të vazhdueshme dhe të pamëshirshme nga pushtuesit, nuk ka zgjidhje tjetër veçse t’u jepet banorëve…mundësia që të largohen të sigurt nga Mariupoli”, thotë ai.
Rusia dhe Ukraina kanë rënë dakord për një armëpushim të përkohshëm në dy qytete jugore për të lejuar evakuimin e civilëve, transmeton rtv21.tv.
Është armëpushimi i parë i çdo lloji që kur Rusia pushtoi Ukrainën dhjetë ditë më parë.
Ndërsa është një lajm i mirë për civilët në Mariupol dhe Volnovakha që dëshirojnë të largohen, këto dy qytete janë të vetmet vende të mbuluara nga marrëveshja e përkohshme.
Ndërkohë, qytetet në të gjithë vendin vazhdojnë të bombardohen./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?