Kaloni te përmbajtja kryesore

KRU “Mitrovica” kërkon që të mos pihet uji deri në njoftimin e IKShPK-së

Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) “Mitrovica” ka bërë të ditur se furnizimi me ujë për qytetet e Mitrovicës, Vushtrrisë dhe Skenderajt është rikthyer në normalitet pas stabilizimit të kanalit “Ibër-Lepenc”.

Megjithatë, kompania ka apeluar që uji të mos përdoret për pije deri në publikimin e raportit përfundimtar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK).

“Uji të përdoret vetëm për higjienë, deri në një njoftim tjetër,” thuhet në komunikatën e KRU “Mitrovica”.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button