Kaloni te përmbajtja kryesore

Kroacia shpall persona të padëshiruar tre politikanë nga Mali i Zi

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Europiane e Republikës së Kroacisë ka njoftuar se ky shtet i ka shpallur të padëshirueshëm zëvendëskryeministrin e Malit të Zi, kryeparlamentarin dhe një deputet.

MPJ e njoftoi sot Malin e Zi përmes një note dërguar Ambasadës së Malit të Zi në Zagreb se Andrija Mandiq, kryetar i Parlamentit të Malit të Zi, Milan Knezheviqin, deputet dhe Aleksa Beçiq, zëvendëskryeministër, janë të padëshiruar në Kroaci për shkak të veprimeve sistematike për prishjen e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe abuzimit të vazhdueshëm të Republikës së Kroacisë për qëllime të brendshme politike, raportojnë mediat kroate.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Europiane shpreh keqardhjen që shumica në Parlamentin e Malit të Zi vendosi t’i injorojë thirrjet e vazhdueshme nga Republika e Kroacisë për të mos ndërmarrë lëvizje që mund të ndikojnë negativisht në marrëdhëniet tona dypalëshe dhe në rrugën europiane të Malit të Zi. vihen në pah veprimet e zyrtarëve politikë të përmendur, të cilët nuk mund të konsiderohen dashamirës dhe fqinjësorë në raport me Republikën e Kroacisë dhe as nuk janë në përputhje me qëllimin e deklaruar për anëtarësim të Malit të Zi në Bashkimin Europian”, thuhet në një njoftim për shtyp të ministrisë kroate.

MPJ e Kroacisë thotë se “marrëdhëniet e mira fqinjësore janë një nga elementët kyç i procesit të zgjerimit, si dhe procesit të stabilizimit dhe asocimit, dhe një nga kriteret kryesore për vlerësimin e progresit në procesin e pranimit të Malit të Zi, në përputhje me Kornizën Negociuese të Bashkimit Europian për Malin e Zi”.

Më tej u tha se Kroacia mbështet Mali i Zi Europian, procesin e anëtarësimit të tij në Bashkimin Europian dhe se avokon për përparim në rrugën europiane të Malit të Zi.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button