Kaloni te përmbajtja kryesore

Kristofer Hill: I thashë Daçiqit se nuk mendoj se dikush është ekspert për Ballkanin

Ambasadori amerikan në Beograd Christopher Hill tha mbrëmê në televizionin e Beogradit H1 se “aspiratat e Serbisë drejt Bashkimit Evropian kanë qenë një nga temat e takimit që ka pasur me kryeparlamentarin e kaluar, Ivica Daçiq”.
Hill tha se Daçiq pjesën më të madhe të takimit ia kushtoi shpjegimit të rolit të parlamentit, por edhe rolit të tij në shumë funksione që ka kryer.
Daçiq më tha se është ekspert i Ballkanit, kurse unë iu përgjigja se mendoj se askush nuk është ekspert i Ballkanit, unë mësoj çdo ditë”, ka thënë ambasadori amerikan në Beograd, Kristofer Hill.
I pyetur se cili ishte qëndrimi i tij ndaj Daçiqit, duke marrë parasysh pikëpamjet pro-ruse të liderëve socialistë, Hill tha se ishte detyra e tij të shpjegonte qëndrimin amerikan për të gjitha problemet dhe se nuk dëshiron të hyjë në pikëpamjet e të tjerëve.
“Roli im është të shpjegoj qëndrimin tonë, të kuptoj se çfarë po ndodh në Serbi, cilat janë qëndrimet e Qeverisë dhe Kuvendit, me këtë po merrem”, ka shpjeguar ambasadori Hill.
Hill ka shtoiuar se ka biseduar shumë me Daçiqin për dëshirën e Serbisë për t’u anëtarësuar në BE dhe përpjekjet që po bën gjatë rrugës, si dhe se administrata amerikane e mbështet plotësisht rrugën e Serbisë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button