Kaloni te përmbajtja kryesore

Krijimi i një shteti të ri Bektashi? Reagon BE: Mbështetsim tolerancën dhe dialogun ndërfetar

Është ende një ide, megjithatë lajmi për krijimin e një shteti Bektashian në Shqipëri ndezi debat të madh brenda dhe jashtë kufirit Shqiptar.

I pyetur, rreth qëndrimit të Bashkimit Evropian mbi këtë çështje dhe nëse do të njihet si “shtet” me pasaporta dhe kufijtë e tij përcaktues, Zëdhënësi i BE-së Peter Stano, tha ekskluzivisht se Bashkimi Evropian mbështet tolerancën dhe dialogun ndërfetar.

Liria e mendimit, ndërgjegjes dhe fesë është e sanksionuar në nenin 10 të Kartës së BE-së për të drejtat themelore. Në përgjithësi, BE-ja mbështet tolerancën dhe dialogun ndërfetar. BE-ja nuk ka kompetencë për të rregulluar çështjet fetare.”-Tha Stano.

Për Stanon është ende shpejt të komentohet kjo ide:“ Nuk kemi komente në këtë fazë.”-shtoi ai.
Më herët kryeminstri Edi Rama nëpërmjet një statusi në platformën X iu përgjigj kritikëve se është koha të njihen kontributet e bektashinjëve në vendin tonë.

Lajmin për ndërtimin e një shteti Bektashian, kreu i qeverisë e njoftoi të shtunën e kaluar në prestigjozen Amerikane New York Times./vizionplus

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button