Krenar Krasniqi flet për cover-in me Fifin nuk ia lejuan në YouTube
Këngëtari Krenar Krasniqi vite më parë në bashkëpunim me këngëtaren Filloreta Raçi-Fifi kishin publikuar cover-in e një këngë të njohur.
Në emisionin “1 Kafe prej Shpisë” të RTV21, këngëtari ka treguar se coveri i është larguar gjashtë herë nga Youtube.
Ai ka thënë se nuk e di arsyen pse ka ndodhur, por që artisti të cilit nuk ia përmendi emrin, nuk ka lejuar asesi që të jetë coveri në Youtube.
“Këngë e një artiste dhe artisti. Artistja nuk ka pas faj në këtë rast se ka lejuar dhe ka thënë që nuk më pengon, është Teuta Selimi, por kolegu i vet nuk ka leju asesi me publiku”, ka thënë Krenar Krasniqi./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?